Vendimi makabër i Ed Sheeran, ndërton kishë dhe varrin e tij në shtëpi

schedule11:14 - 5 Gusht, 2023

schedule 11:14 - 5 Gusht, 2023

Ed Sheeran ka përfunduar punimet në kishën e tij private, në të cilën ka ndërtuar edhe varrin, në mjediset e shtëpisë së tij në East Suffolk. Sipas Daily Mail, puna në kishë filloi më shumë se 19 muaj më parë.

Ndërtesa ka një formë varke dhe një kullë mbresëlënëse, ku këngëtari dhe të dashurit e tij mund të meditojnë, të luten dhe të relaksohen. Ylli 32-vjeçar i popit, i cili jeton me gruan e tij Cherry dhe dy fëmijët e tyre, fillimisht kishte plane për të ndërtuar një kishë më të madhe, por kjo u refuzua nga arkitektët dhe inxhinierët.

Disa fqinjë e kundërshtuan ndërtesën, duke thënë se tashmë kishte mjaft kisha në zonë për t’u shërbyer banorëve. Megjithatë, këngëtari bëri sërish një kërkesë në vitin 2019 për një vend më të vogël, i cili mori miratimin nga Këshilli East Suffolk.

Janarin e kaluar, këngëtari, i cili është në turne në Amerikë, mori lejen për të shtuar edhe një varr.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!