Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, mirëpriti disa lajme pozitive nga infiermieria sot, përpara ndeshjes kundër Borussia Dortmund këtë fundjavë. Veljkovic dhe Langkamp janë rikthyer nga dëmtimet, por dhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.
Rashica ka humbur disa ndeshje për shkak të një dëmtimi në muskujt e kofshës, dhe megjithëse ishte pjesë e skuadrës kundër Leipzig, Kohfeldt e la sulmuesin shqiptar në pankinë. “Ishte një vendim në të mirë të dyja palëve”, tha Kohfeldt kur u pyet për mosaktivizimin e Rashicës.
“Ai ka arritur të stërvitet pa asnjë problem këtë javë dhe është padyshim një kandidat për të startuar si titullar kundër Dortmundit”, përfundoi tekniku i Werder./abcnews.al