Sllovenia së fundmi është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu që ka sjellë përmbytje të shumta në disa zona. Mediat e huaja shkruajnë se uji ka përmbytur qytetin Mengesh duke vënë në rrezik jetën e 22 fëmijëve në një kopsht.
Sipas mediave një grup zjarrëfiksësish slloven janë grupuar pranë kopshtit në një operacion jo të lehtë shpëtimi, por fatmirësisht kanë arritur që të nxjerrin nga godina të vegjlit.
Zjarrfikësit e Brigadës Vullnetare të Zjarrfikësve Mengeš e kanë postuar në Facebook lajmin me një fund të lumtur: kanë evakuuar me sukses 22 fëmijë nga kopshti ./abcnews.al