“Nuk e njohim Bashën si kryetar”, Gështenja: Në PD asnjëherë nuk ka patur zgjedhje, Bardhi gëzon mbështetje

schedule13:58 - 4 Gusht, 2023

schedule 13:58 - 4 Gusht, 2023

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenjai ftuar në studion e “Tirana Live” në ABC News, foli edhe në lidhje me zgjedhjet e fundit në PD, ku Lulzim Basha u zgjodh kryetar.

Gështenja tha se Bashën e njeh vetën si deputët dhe jo si kryetar.

Ai shtoi se ata kanë kërkuar që në PD të ketë një proces real, i cili deri më tani nuk është mundësuar. Sipas tij  në të gjithë historinë e PD ka patur  shumë procese, por asnjëherë nuk ka pasur garë reale.

Deputeti theksoi se PD është një aset kombëtar dhe si e tillë duhet të trajtohet, jo si një biznes privat. Partia duhet të hapet dhe të ketë qarkullimin elitash në mënyrë që të kthehet një alternativë për të ardhur në pushtet.

Sipas meje, nuk ka pasur zgjedhje 29 korrik. Bashën e njoh si deputet, por jo si kryetar. Ne kemi kërkuar  që brenda PD të ketë një proces reale.

PD mund të jetë një nga forcat e vetme në vend që ka bërë shumë procese, por nuk ka pasur asnjëherë garë reale.

Ne duhet të orientohemi te vota, si parti e djathtë që jemi, për të kthyer  edhe besimin te demokratët. Unë po flas për një PD, jo si një biznes privat. PD për mua është një aset dhe i përket të gjithëve.

Partitë politike në vend në 30 vite janë ose të shitura, ose të blera, ose të dhëna me qira, ose me pronar që nuk ka lëvizur.

Ne jemi këtu për ta frenuar këtë proces, që të mos themi se partia është pronë e imja. Duhet te reflektojmë dhe të ndërgjegjësojmë njëri-tjetrin se pse jemi në këtë situatë.

Ne duhet të hapim dyert që të ketë mundësi të kontribuojë çdokush, mos të kemi frikë se na zënë karrigen, që nesër PD të jetë alternativë qeverisje për vendin.

Besoj që pas gushtit  të bien temperaturat, të bien temperaturat në kokat e këtyre njerëzve dhe të qartësohet situata. Nëse vazhdon lufta mes nesh, i fituar do të dalë sërish Rama.

Ka ende shprese për të gjetur celsin. Një ekip i mirë me figura të mira, fiton përballë Ramës. Duhet shumë pak punë për të fituar përballë Ramës. Duhet të bashkohemi.

Kriza më e madhe në PD është ajo e legjitimitetit mes palëve. Duhet të tejkalojmë interesat personale. Si do të bëhet vendi nëse nuk ka qarkullim elitash, duhet të hapet rruga” tha Gështenja.

Në lidhje me mundësinë që Basha të ketë një formulë për ta ringritur PD, deputeti thas se nuk mudn ta besoj një gjë të tillë, pasi ky njeri ka pasur të gjitha mundësitë që ta bënte ne 10 vite dhe nuk e ka bërë.

Si mundet të besoj te një njeri  që i ka pasur të gjitha mundësitë ta bëjë këtë dhe nuk e ka bërë. Si mund ta bëjë sot.

Unë nuk po them të bëjmë lëvizje kaotike, por thirrja jonë ka qenë një, ‘proces real’” theksoi ai.

Në lidhje me atë se çka pritet nga 17 deputët të cilët duket se kanë krijuar një fraksion të tretë të PD, Gështenja tha se lëvizja e parë është unifikimi i opozitës në Parlement.

Unë jam i bindur bashkë me kolegët e mi, do të punojmë bashkë për një PD më të fortë se ajo që është sot.  Duke nisur nga unifikimi i opozitës në Parlament.

Unë ju siguroj që edhe Basha sot nuk është kryetar i partisë. Të njëjtë gjë thoshit edhe për Berishën, por doli që ai nuk është ligjërisht kryetar” u shpreh deputeti.

Sa i përket Gazmend Bardhit, Gështenja tha se ai është zgjedhur si asnjëherë më parë Sekretar i Përgjithshëm me votë unanime dhe është kryetar i Grupit Parlamentar, e po ashtu ka mbështetjen e grupit.

Unë di të them që Sekretari i Përgjithshëm i PD është zgjedhur me votë unnanime si asnjëher tjetër. Është kryetari zyrtar i këtij Grupi Parlament dhe gëzon mbështetjen e të gjithë opozitës” përfundoi ai.r.t/abcnews.al