Tradita dhe kultura shqiptare janë bërë bashkë në Etno Fest në Sarandë. Në shëtitoren buzë detit pushuesit mund të njihen me piktura të artistëve shqiptar e punime artizanale të trevavve të ndryshme.
Qeleshen e prezantojnë shkodranët. Autenticiteti shihet si një vlerë e shtuar për turizmin.
Panairi Etno Fest në Sarandë do të qëndrojë i hapur për nëntë ditë.
Mbrëmjeve në Sarandë kjo shëtitore është e mbushur me pushues anë e kënd botës vëmëndjen e të cilëve këtë mes sezoni e ka tërhequr dhe tradita shqiptare./abcnews.al