Kina prej disa ditësh është përfshirë nga mori i keq dhe shirat e dendur duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të zhdukur,
Së fundmi në mediat e huaja është publikuar një video ku duket momenti sesi ajo po përpiqej të mbahej tek kondicioneri për të mos e marrë rrjedha e ujit.
Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë të xhiruara në qytetin Chongqing. Në video shihet se si gruaja e cila kishte një çadër në dorë, u tërhoq nga uji i furishëm që përshkoi qytetin derisa nuk mund të rrinte në këmbë. Në një pikë, ajo u kap përmes një pajisje kondicioneri, por përsëri vërshimet ishin të forta.
Aty më pas i erdhi në ndihmë një burrë i cili tha se as vetë nuk dinte not, por e ndjente që duhej të vepronte./abcnews.al