Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po ngrin raportet edhe me Shqipërinë”, Nazarko: Kurti i ka humbur shumë kohë Kosovës

schedule20:00 - 2 Gusht, 2023

schedule 20:00 - 2 Gusht, 2023

SHQIPËRI- Albin Kurti me politikat dhe qasjet e tij konfliktuale i ka humbur shumë kohë shtetit të Kosovës. Kështu u shpreh analisti i njohur Mentor Nazarko, gjatë një interviste në studion e lajmeve në Abc News.

Ai tha se Kurti duhet të ndalojë menjëherë këtë raport agresiv me shtetet perëndimore, të cilat e kanë krijuar Kosovën.

“I ka humbur shumë kohë Kosovës. Ai po përpiqet përsëri të fitojë kohë. Duhet të dalë nga ky realitet, që po e përplas me perëndimit, që e ka krijuar Kosovën. Po krijon konfliktualitet të lartë në veri. Po krijon mundësi, që veriu të krijojë një vetëqeverisje, në terma më të avancuar seç ai mund t’i imagjinojë. Po ngrin marrëdhëniet me Shqipërinë zyrtare. Ne terma afatgjatë e dëmtojnë Kosovën, ashtu siç është edhe zhvillimi i fundit me Klan Kosovën.”, tha ai./ n.m.abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!