Dyndja e emigranteve dhe kërkesat për azil në Mbretërinë e Bashkuar, ka detyruar këtë të fundit që të shkurtoj buxhetin e ndihmës për vendet në nevojë, shkruan BBC.
Por nga një vlerësim i bërë nga nëpunësit civilë, rezulton se mijëra persona në Afrikë do të vdesin, për shkak se nuk do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore
“Mijëra gra në Afrikë do të vdesin gjatë shtatzënisë apo lindjes së fëmijëve si rezultat i shkurtimeve të buxhetit të ndihmës së Mbretërisë së Bashkuar”, është ky paralajmërimi që vjen nga kabineti qeveritar në Britani.
Në vlerësim, Ministria e Jashtme përshkruan disa nga shkurtimet kryesore të buxhetit të Departamentit të Ndihmës për Zhvillimin e Jashtëm me vlerë më shumë se 900 milion paund për këtë vit.
Kjo ka ardhur si pasojë e mbërritjes të më shumë refugjatëve dhe azilkërkuesve me varka të vogla në Britani, e cila ka rritur kostot. Dhe kjo do të thotë se mund të shpenzohen më pak për prioritetet e qeverisë jashtë shtetit.
Në raport thuhet se një shkurtim prej 76% i ndihmës për Afganistanin do të lërë disa nga gratë dhe vajzat pa shërbimet kryesore. Referuar raportit, si pasojë e shkurtimit të ndihmës, gjysmë milioni gra dhe fëmijë në Jemen nuk do të marrin kujdes shëndetësor.
Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se buxheti i saj për vendet me të ardhura të ulëta është shkurtuar në afat të shkurtër për të arritur objektivin e kursimeve, por më pas do të dyfishohet.
/abcnews.al