Balla-Metani: Bashkëpunim institucional për ankesat mbi punën e magjistratëve

schedule10:10 - 2 Gusht, 2023

schedule 10:10 - 2 Gusht, 2023

Ditët e fundit, kryeministri Edi Rama pati disa apele të përsëritura, për prokurorët dhe gjyqtarët, që të ndëshkojnë zjarrëvënësit. Rasti i fundit i raportuar nga Policia ishte ai i Radhimës, të martën, ku u vu në pranga një 26-vjecar, pasi u kap në flagrancë, duke ndjezur zjarrin, që më pas mund të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi, duke rrezikuar dhe banesat.

Këtë të mërkurë, ishte ministri i Brendshëm, Taulant Balla që zhvilloi një takim takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Ky organ është përgjegjës për të vlerësuar veprimtarinë profesionale të prokurorëve dhe kur gjen shkelje, vendos masa disiplinore për ta.

Në takimin me Metanin, ministri i Brenshëm shprehu shqetësime, “lidhur me disa vendimarrje të magjistratëve, në kuadër të hetimit apo gjykimit të veprave penale kundër mjedisit, duke vënë theksin tek procedimet në rastet e zjarrvënies”, thuhet në njoftimin mbi takimin.

Një problematikë tjetër që adresoi Taulant Balla ishte armëmbjajtja pa leje. Në disa raste, prokurorët e gjyqtarët kanë shmangur ndëshkimet e ashpra për ata që kapen me armë pa leje.

Kreu i ILD-së, nga ana e tij shpreh angazhim maksimal për të verifikuar rastet e tilla dhe ti trajtojë me prioritet. Metani garantoi se çdo magjistrat që shkel ligjin do të ndëshkohet, sic e parashikon ligji.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!