Një ushtar amerikanë nuk u tremb as nga erërat e fuqishme që goditën terrenin e Varrezave Kombëtare të Arlingtonit, por ai vazhdoi punën e tij si roje në varrin e ushtarit të panjohur.
Ushtarët nga Regjimenti i 3-të i Këmbësorisë Amerikane, i njohur si “Garda e Vjetër”, qëndrojnë rreth varrit të panjohurit 365 ditë në vit, madje edhe në mot të tmerrshëm. Mediat e huaja shkruajnë se rojet e varreve, ose Sentinels, vazhduan vëzhgimin e tyre ndërsa erërat e forcave të uraganit gjëmuan nëpër zonën e Uashington DC.
Erërat shkulën pemët dhe shkaktuan dëme të mëdha. Ndërkohë shërbimi Kombëtar i Motit tha se shpejtësia e erës u vlerësua të ishte rreth 130 km/h dhe kishte reshje të rrëmbyeshme dhe rrufe të shpeshta.
Videoja e regjistruar gjatë stuhisë tregon se Sentinel vazhdojë të bënte marshin me 21 hapa para dhe mbrapa në shiun e rrëmbyeshëm.
Varri i mermerit të bardhë është vendi i fundit i pushimit për një nga anëtarët e paidentifikuar të shërbimit amerikan të Luftës së Parë Botërore, të zhvarrosur në Francë dhe të sjellë në shtëpi në SHBA në vitin 1921.
Që atëherë, dy ushtarë të tjerë të paidentifikuar janë varrosur në varr në vitin 1958 dhe një tjetër në 1984. Varri ruhet 24 orë në ditë që nga viti 1937./abcnews.al