Një lajm pozitiv e cilësoi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.
E rëndësishme sipas tij, është që të tre inceneratorët të trajtohen si një e tërë.
“Sic kanë treguar të gjitha provat, sic kanë treguar të gjitha faktet e paraqitura nga ana jonë, kjo është kryevepra kriminale, pra aferea e inceneratorëve, që ka ndodhur në vendin tonë, për fat të keq dhe që është toleruar për një kohë të gjatë.
Dhe në këtë drejtim, këtë lajm të fundit e vlerësojmë shumë të vonuar megjithatë është një lajm pozitiv pasi faktet, janë atje, aty kanë qenë prej vitesh.
Veprat penale janë aty, apo ajo që dua të nënvizoj është se të tre cështjet, Elbasani, Fier dhe Tirana e kemi thënë prej kohësh që janë një cështje.” tha Meta.