Një 43 vjeçar është vënë në prangat e policisë në Divjakë, pasi plagosi me mjet prerës, biçak, dy shtetas, babë e bir, 45 dhe 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në plazhin e Kavajës, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Divjakë
Plagosi për motive të dobëta, me mjet prerës (biçak), dy shtetas, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.
Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (biçak), shtetasin 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i shtetasit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al