Medvedev: Refuzimi i bisedimeve nga Kievi, i mundësojnë Rusisë të përmbushë objektivat e operacionit ushtarak

schedule17:15 - 31 Korrik, 2023

schedule 17:15 - 31 Korrik, 2023

“Refuzimi i regjimit të Kievit për të negociuar me Moskën do t’i mundësojë Rusisë të “përfundojë atë që filloi gjatë operacionit special ushtarak”.

Kështu u shpreh nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev në kanalin e tij Telegram, shkruan Tass.

Ai gjithashtu vuri në dukje “dobinë” e faktit se presidenti ukrainas Vladimir Zelensky “ka nënshkruar një letër që ndalon bisedimet” me Rusinë.

“E gjithë kjo do t’i lejojë Rusisë të përfundojë atë që filloi gjatë operacionit special ushtarak”, theksoi Medvedev./abcnews.al