Policia vazhdon aksionin në bregdet. Së fundmi, është kapur një 20-vjeçar, i cili kishte vendosur në plazhin e Himarës disa makineri lojërash për fëmijë.
Si pasojë, blutë i kanë sekuestruar makineritë dhe i riu është proceduar penalisht.
Njoftimi i Policisë:
Dhërmi/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”.
Operacioni, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe të pushtuara në kundërshtim me ligjin, për aktivitete fitimprurëse.
Kishte vënë në shëtitoren e Dhërmiut, makineri për lojëra për fëmijë, pa autorizim nga organet kompetente, procedohet penalisht 20-vjeçari, si dhe sekuestrohen makineritë.
Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve të kryera ndaj operatorëve ekonomikë që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në vijën bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u evidentua dhe u godit një tjetër rast i pushtimit të hapësirave në plazhe, në kundërshtim me ligjin.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 20 vjeç, banues në Dhërmi, pasi në shëtitoren e Dhërmiut, kishte vënë pa leje nga organet kompetente, 4 makineri për lojëra për fëmijë, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al