Përforcim për sulmin, Inter kërkon në Milano “bomberin” e Arsenal

schedule17:36 - 30 Korrik, 2023

schedule 17:36 - 30 Korrik, 2023

Largimi i “bomberave”, Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku, në fundin e sezonit që sapo lamë pas e kanë lënë sulmin “zikaltër” të “boshatisur” dhe tashmë, bordi i Inter është në kërkim të një “bomberi” të ri për skuadrën.

Ndër opsionet e para ishte spanjolli i Atletico Madrid, Alvaro Morata, i cili pëlqehet shumë nga tekniku Inzaghi, mirëpo 21 milionë euro për një 31-vjeçar janë shumë për Presidentin Zhang, i cili nga krahu tjetër ka një tjetër opsion në mendje.

“Zikaltërit” kërkojnë të sjellin në “Giuseppe Meazza”, një sulmues të talentuar si amerikani i “topçinjve” të Arsenal, Folarin Balogun, për të cilin “zikaltërit” janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro, aq sa do të shpenzonin dhe për kartonin e Romelu Lukaku. /i.m /abcnews.al