Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev tha të dielën se Moska do të duhej të përdortte armë bërthamore nëse kundërofensiva e Kievit do të ishte e suksesshme.
Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, një organ i kryesuar nga Presidenti Vladimir Putin, deklaroi se Rusia do të detyrohej të tërhiqej në doktrinën e saj bërthamore në një skenar të tillë, shkruan Reuters.
“Imagjinoni sikur ofensiva, e cila mbështetet nga NATO, të ishte e suksesshme dhe të na shqyenin një pjesë të tokës, atëherë ne do të detyroheshim të përdorim një armë bërthamore sipas rregullave të një dekreti të presidentit të Rusisë”, u shpreh Medvedev.
“Thjesht nuk do të kishte alternativë tjetër. Kështu që armiqtë tanë duhet të luten për suksesin e luftëtarëve tanë. Ata po sigurohen që një zjarr bërthamor global të mos ndizet,” shtoi ai.