Konflikti për një rrugë fshati degjenoi në dhunë mes anëtarëve të dy fiseve në fshatin hamallaj në Durrës. Pas konfliktit verbal sherri degjeneroi në përdorimin sendeve të forta, deri në armët e zjarrit. Ngjarja ndodhi paraditen e së dielës, ndërsa të lënduar mbetën disa persona. Sipas policisë në konflikt u përfshinë anëtarë të familjes Kaçi dhe familjes Nikolla fqinje me njeri-tjetrin. Shkak mesohet se eshte bere një rrugë që banoret e kane shtruar me leket e tyre rreth 10 vite me pare si dhe disa rrethime te komshinjve qe familja Nikolla kerkon t’i heqe. Konflikti ka nisur në momentin që kryefamiljar i familjes Kaçi, po kalonte ne rruge, kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kane zene rrugen dhe më pas kanë nisur ta qëllojnë. Me pas, jane afruar djemte e te moshuarit dhe jane përfshire ne sherr me familjen Nikolla, anetaret e se ciles i kane goditur me shkopinj bejsbolli, arme zjarri e mjete te tjera te forta.
Sipas policisë, një nga personat e përfshirë në konflik është Martin Nikolla punonjes i gardes se Republikes që ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ministri i Brendshëm Taulant Balla urdhëroi përjashtimin nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohe, jane shoqeruar në polici edhe Alfred, Petrit e Arben Nikolli. Si pasoje e dhunes jane plagosur 3 djemte e familjes Kaçi njeri prej te cileve eshte ne gjendje te rende shendetesore./abcnews.al