Milan është duke bërë një merkato fantastike këtë verë dhe kjo duket mjaft qartë nga goditjet e mëdha që ka realizuar.
Një tjetër amerikan pritet të transferohet brenda pak ditësh, ndoshta orësh në Milano. Yunus Musah është shumë pranë për t’u bërë lojtar i kuqezinjve. Shitja e Ante Rebic te Besiktas duket se ka zhbllokuar përfundimisht negociatat me mesfushorin amerikan. Detajet e fundit mungojnë, por takimi i radhës mes kuqezinjve dhe drejtuesve të Valencias duhet të jetë vendimtar në mbylljen e marrëveshjes.
Tashmë në fillim të javës, 20-vjeçari i cili ka nënshtetësi italiane, mund të jetë në Milano për vizitat mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës./h.ll/abcnews.al