Milan është një prej skuadrave më aktive në merkaton e verës, ndërsa “kuqezinjtë” regjistruan edhe përforcimin e radhës, me Samuel Chukwueze që zbarkoi në Milano dhe firmosi deri në vitin 2028.
Ish-futbollisti i Villarreal u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim, ndërsa zbuloi edhe diçka shumë interesante në lidhje me kalimin e tij te Milani.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, Milan është një klub i madh dhe me shumë histori. Përpara transferimit unë bisedova me Osimhen dhe ai më tha që të mos hezitoja që të firmosja, pasi Serie A është një kampionat vërtet interesant.
Victor më tha gjithashtu se Milan është një klub i bukur, nga më të mirët dhe kanë tifozë të mrekullueshëm, diçka të cilën duhej ta përjetoja dhe u binda më shumë që të vija këtu. Ishte një bisedë vërtet interesante dhe në fund i thashë që do të të mund. Osimhen kishte një rol shumë të rëndësishëm që unë të firmosja me Milan-in”, tha Chukwueze./h.ll/abcnews.al