Video-skandali “Gjici”, Alma Kaçi thirret sërish në SPAK

schedule09:54 - 28 Korrik, 2023

schedule 09:54 - 28 Korrik, 2023

SHQIPËRI- Këtë të premte Alma Kaçi është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme. Gazetari i ABC News, Ermal Vija , raporton se Kaçi pritet të japë sqarime për videon intime ku shfaqet me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Ky i fundit u arrestua më 24 qershor 2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe po ashtu ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Alma Kaçin./n.m.abcnews.al