Fitorja ndaj Atletic Escaldes, Zekiç: Nuk ka mbaruar ende, duhet të përqendrohemi seriozisht

schedule09:46 - 26 Korrik, 2023

schedule 09:46 - 26 Korrik, 2023

Partizani mundi 0-1 Atletic Escaldes, në ndeshjen e vlefshme për Conference League. Pas sfidës së parë të turit të dytë, doli në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri i të kuqve. Zoran Zekic.

Largoheni me një rezultat pozitiv nga Andorra

Zekiç: Po mendoj se kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Përpara se të luanim këtë ndeshje dukej gjithçka e lehtë, por sot kundërshtari nuk rezultoj aspak i tillë. Patëm mjaft shanse për të shënuar deri në fund për ta mbyllur ndeshjen, nuk ai arritëm dhe e vuajtëm disi. Mendoj që është normale pasi sapo kemi filluar të punojmë dhe kemi ende shumë gjëra për të bërë.

Sot i kënaqur me fitoren apo me lojën

Zekiç: Kemi diskutuar shumë për mënyrën e lojës, por sot mendoj se nuk kemi zhvilluar një lojë të mirë taktikish. Edhe fizikisht nuk kemi qënë aty ku duhet.

Tashmë kualifikimi do të vendoset në Tiranë 

Zekiç: Sigurisht, nuk duhet ta mendojmë se çdo gjë ka mbaruar dhe në ndeshjen e kthimit do të jetë gjithçka më e lehtë. Kemi parë mjaft përmbysje rezultatesh. Ajo që është më e rëndësishmja është të përqendrohemi seriozisht për të luajtur një ndeshje të rëndësishme./ h.ll/abcnews.al