Kandidon për president i SHBA-ve/ Guvernatori i Floridas pëson aksident

schedule16:31 - 25 Korrik, 2023

schedule 16:31 - 25 Korrik, 2023

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i cili po konkurron për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, u përfshi në një aksident me makinë në Tenesi, por nuk ka pësuar lëndime, tha zëdhënësi i tij.

“Këtë mëngjes, guvernatori u përfshi në një aksident me makinë ndërsa po shkonte për në Chattanooga. Ai dhe ekipi i tij nuk u lënduan,” tha zëdhënësi Brian Griffin në një deklaratë.

Asnjë informacion tjetër nuk është dhënë nga stafi i DeSantis.

Guvernatori 44-vjeçar konsiderohet si sfiduesi kryesor i ish-presidentit Donald Trump. /abcnews.al