Pogradec 400 çadra plazhi falas, Bashkia krijon 7 plazhe publike

schedule13:15 - 25 Korrik, 2023

schedule 13:15 - 25 Korrik, 2023

Pogradeci mbetet një alternativë e mirë pushimi edhe këtë verë.

Qyteti bregliqenit është i pëlqyer për cmimet e lira, ushqimet e shijshme dhe mikritjen, por këtë verë ai është konkurues edhe për temperaturat disa gradë më të ulta se qytetet e tjera të vendeit.

Këtë sezon, bashkia ka siguruar 7 plazhe publike, të shtrira jo edhe në qendër, jo vetëm në dale të Pogradecit.

Hapësirat publike janë pajisur edhe me 400 cadra, të cilët pushuesit mund t’i përdorin pa asnjë pagesë.

Pogradeci ka 34 km vije bregliqenore e shfrytezueshme per plazh.

Klima e fresket, liqeni por edhe kulinaria dhe cmimet me te uleta se ne bregdet e bejne këtë qytet shume te frekuentuar.

Pogradeci ka ne total rreth 4 mije shtreter, gjysma e te cileve jane te hoteleve dhe bujtinave dhe gjysma tjetër shtepite me qira.

Pushuesit vendas dominojnë, por ka edhe të huaj.