GJIROKASTËR– Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi po transportonte katër emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjet, 4 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një makinë, 650 euro dhe 2 telefona celularë./ abcnews.al