Partizani vazhdon ditën e sotme aventurën në Conference League pas eliminimit nga BATE në Champions. “Demat” do të zbresin në fushë në orën 17:00, aty ku do të ndeshen me skuadrën e Atletik Eskaldes, në Andora.
Të besuarit e Zoran Zekiç shihen si favoritë në këtë duel, me një fitore të mundshme sot që do t’i jepte siguri në sfidën e kthimit.
Nëse do të kualifikohet, atëherë Partizani do të ndeshet me fituesin e sfidës Tre Pene-Valmiera./ h.ll/abcnews.al