Gjest fantastik nga Galatasaray, blen kartonin e Icardit dhe e huazon në Argjentinë për të qëndruar pranë gruas së tij

schedule08:42 - 24 Korrik, 2023

schedule 08:42 - 24 Korrik, 2023

Mauro Icardi është larguar këto ditë nga Turqia dhe duket se nuk do të kthehet shpejt në radhët e Galatasaray, klub me të cilin është nën kontratë. Sulmuesi argjentinas i cili ishte ringjallur në sezonin e fundit në Turqi, është kthyer në vendlindje, për t’i qëndruar afër gruas së tij, Wanda Nara.

Kjo e fundit është diagnostikuar me leucemi dhe pritet t’i nënshtrohet trajtimeve të specializuara në muajt në vijim. Padyshim, një situatë e rënduar për familjen Icardit dhe fëmijët, që ka sjellë edhe në vendimin e lojtarit për të braktisur përkohësisht Europën.

Mediat argjentinase bëjnë të ditur se Ikardi ka një akord parimor me Galatasaray që ta huazojnë këtë vit në Argjentinë, pasi atij do t’i duhet të qëndrojë atje, pranë Wanda Nara. Ekipi i ri i tij, ku ai do të vazhdojë të luajë, pritet të jetë Newells Old Boys, që është skuadra e zemrës e tij dhe për të cilin ai ka bërë tifo që i vogël./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!