Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino pranon se dëshiron më shumë nënshkrime të reja para mbylljes merkatos të verës.
Pochettino pranon se skuadra e tij ka mungesë të përvojës dhe do të donte të shihte përforcime të reja menjëherë. Argjentinasi këtë e tha gjatë paraqitjes së fundit televizive, ku theksoi se dëshiron ta kompletoj sa më shpejt skuadrën për sezonin e ri.
“Çfarë mendoni? Është e qartë se çdo trajner do të donte të mbyllte skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë fillimisht Pochettino.
“Nëse është e mundur, sillni lojtarët këtu në SHBA. Nëse jo, nuk është problem. Jam i kënaqur me mënyrën se si po punojmë në këtë proces për të përmirësuar skuadrën.
Drejtorët sportivë, bordi po punojnë shumë për të sjellë njerëzit e duhur, lojtarët dhe profilin e duhur në skuadër. Jam shumë i lumtur në mënyrën se si ata po punojnë”, përfundoi trajneri i Chelsea./ h.ll/abcnews.al