Tryeza për reformën zgjedhore, opozita merr vendimin

schedule15:12 - 24 Shtator, 2019

schedule 15:12 - 24 Shtator, 2019

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes që Lulzim Basha zhvilloi në selinë e PD me aleatët e tij në selinë blu. Opozita do të përfaqsohet në këtë tryezë në nivel ekspertësh, ndërkohë që do të vijojë puna për hartimin e platformës për zgjidhjen e krizës.

Opozita vendosi të hedhë një hap të ri në raport me institucionet dhe reformën zgjedhore. Lulzim Basha dhe aleatët e tij në koalicionin opozitar vendosën që në tryezën, që OSBE do të mbledhë mëngjesin e të mërkurës, për reformën zgjedhore të përfaqësohen në nivel teknik.

Partia Demokratike do të përfaqesohet në tryezë nga Sekretari i saj për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, LSI do të përfaqsohet me përfaqsuesin e saj për çështjet zgjedhore, Muharrem Cakajn dhe Partia Republikane me Sekretarin e Përgjithshëm, Arian Madhi. Pas takimit me aleatët, Lulzim Basha është takuiar me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bern Borchard për të dakordësuar edhe ccështjet që do të jenë fokus i tryezës së përbashkët të faktorit politik.

Vendimin e saj opozita e bashkuar e sheh si një mundësi për të treguar vullnet politik pro dialogut, duke shuar çdo alibi të shumicës apo të faktorit ndërkombëtar se opozita vetëpërjashtohet nga proceset e rëndësishme. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!