Iniesta i vetëofrohet amerikanëve, Inter Miami mendon transferimin e spanjollit

schedule23:54 - 21 Korrik, 2023

schedule 23:54 - 21 Korrik, 2023

Pas 6 sezonesh të shpenzuara te japonezët e Vissel Kobe, ish-“magjistari” i mesfushës së “katalanasve” të Barcelona, Andres Iniesta pavarësisht moshës 39-vjeçare kërkon të fillojë një “aventurë” të re në karrierën e tij dhe duket se ka filluar të bëjë dhe “lëvizjet” e para.

Sipas raportimeve në media, “legjenda” e mesfushës spanjolle, dëshiron një ribashkim me “nxënësin” e tij, Lionel Messi, tek amerikanët e Inter Miami e për këtë arsye i është vetëofruar klubit, teksa raportohet se është arritur një marrëveshje mes palëve.

Klubi nuk ka marrë ende një vendim nëse do të negociojë një transferim të mundshëmm, por pas transferimit të Sergio Busquets, Lionel Messi e Jordi Alba tashmë është pranë, Luis Suarez e Andres Iniesta e mesa duket Inter Miami, por “shndërrohet” në Barcelona-n e Amerikës së Veriut. /i.m /abcnews.al