Braverman telefonon ministrin Balla: Do punojmë së bashku kundër emigracionit të paligjshëm dhe krimit

schedule18:08 - 21 Korrik, 2023

schedule 18:08 - 21 Korrik, 2023

 

Sekretarja e Brendshme Britanike Suella Braverman ka biseduar në telefon me Minisrin e Brendshëm të Shqipërisë Z, Taulant Balla.

Nëpërmjet një statusi në Twitter , Braverman beri të ditur se uroi Ballën për postin e tij ndërsha shkruan se kanë rënë dakord që të intensifikohen marrdhëniet mes dy qeverise.

Braverman shkruan se Britania e Madhe dhe Shqipëria do të punojnë ngushtë në qëllimet e përbashkëta që përfshijnë luftën kunëd emigracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit tëOrganizuar.

Postimi i Braverman:

E kënaqur të flas me ministrin e ri shqiptar të Brendshëm @taulantballa dhe e përgëzoj për rolin e ri. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!