Ancelotti: Guler do t’i bëjë tifozët ta adhurojnë, Bellingham ka kualitetin që na ka munguar

schedule15:57 - 21 Korrik, 2023

schedule 15:57 - 21 Korrik, 2023

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka dhënë një intervistë nga SHBA, shtëpia e turit veror të klubit spanjoll. Shumë tema të mbuluara, duke përfshirë blerjet e reja.

“Arda Guler ka shumë cilësi, mendoj se tifozët e Real Madrid do ta vlerësojnë shumë. Bellingham mund të na japë më shumë në sulm. Ai është një mesfushor i shkëlqyer, ai ka cilësitë që na kanë munguar në atë pozicion.

Mbappe? Nuk kam folur dhe nuk mund të flas kurrë për lojtarë që nuk janë në Madrid”, është shprehur trajneri italian./h.ll/abcnews.al