Një 45 vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në Elbasan pasi ka rënë nga lartësia. Mësohet se 45 vjeçari ka qenë duke lyer muret e një ndërtese kur ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Ai është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra. Po punohet për rrethanat e ngjarjes./abcnews.al