Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, një nga sulmuesit më të mëdhenj të kohës së tij, Samuel Eto’o është kthyer në një “çështje” diskutimesh në vendlindje.
Së fundmi mediat kameruanase kanë publikuar një përgjim të Eto’o që daton në janar, në të cilën ky i fundit dëgjohet të manipulojë kampionatin vendas, ndërsa kërkonte lehtësimin e promovimit të klubit Victoria Limbe në kampionatin Elite 1.
Skuadra ishte në garë për t’u ngjitur dhe duke folur në telefon me presidentin e asaj skuadre, i cili u ankua për premtimet e pambajtura, “më thatë se do të më shoqërosh rrugës“, Eto’o siguroi: “Mos u shqetëso, do të lëmë të ngjitesh. Klubi ynë duhet të shkojë në divizionin e parë, ky është qëllimi ynë. Duhet të jesh i qetë. Lëri arbitrat të bëjnë punën. Vetëm më jep kohë të kthehem në Kamerun. Pastaj eja në zyrën time, mund të rrish disa ditë, sill edhe gratë e tua”.
Pasi mësoi se këto përgjime do të publikoheshin, Eto’o u mbrojt duke thënë: “Po flisja me një mik, dikë që investon në futboll dhe dëshiron ta bëjë klubin e tij një nga më të mirët në Kamerun. Thjesht po e qetësoja duke i thënë se do të kisha bërë gjithçka për të shmangur gabimet e arbitrave”./ h.ll/abcnews.al