Tirana, Shehi për sfidën ndaj Dinamo Batum: Duhet të jemi të kujdesshëm, shanset janë 50/50

schedule11:35 - 20 Korrik, 2023

schedule 11:35 - 20 Korrik, 2023

Tirana barazoi pak ditë më parë 1-1 me Dinamon e Batumit në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, ndërsa nesër luhet ndeshja e kthimit Batumis Dinamos Satsvrtneli Baza (Batumi). Përpara takimit, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

Tashmë e njihni kundërshtarin, çfarë do të bëjë Shehi për ta fituar këtë ndeshje?

Është ndeshja e dytë nesër dhe ka një informacion më të detajuar. Pas të parës kërkojmë që të përmirësohemi dhe kërkojmë të bëjmë më mirë nesër. Duhet të jemi vigjilent e të kujdesshëm pasi është një ndeshje që me rezultatin e parë është e hapur dhe 50/50.

Formacioni për sfidën

Ndeshja e parë me të dytën kanë lidhje me njëra-tjetrën. Unë jam i kënaqur me kontigjentin. Pak rëndësi ka kush e nis nga fillimi dhe nga stoli. Në ndeshjen e parë rezultoi që lojtarët e stolit u futën mirë në fushë, me objektivin e duhur për të ndryshuar ndeshjen. Duke e nisur nga stoli kanë informacion më të skatë pasi e shohin ndeshjen më të qetë.

Mund të ketë ndryshime nesër në formacion por e rëndësishme është që interpretimin e atyre brenda ka të bëjë shumë me leximin e atyre jashtë. Kur të futen nga stoli duhet të jenë të zotë të bëjnë mirë. Duke patur një grup të plotë nuk ka rëndësi kush e fillon, port ë japim më të mirën e mundshme.

Gjendja fizike

Është e mirë, na është bashkuar Kaina pasi mungonte. Grupi është i plotë. Lushkja është lojtar i rëndësishëm. Ndeshjen e parë e nisi nga stoli dhe shënoi, nesër mund ta nisë nga fillimi.

Si do të ndryshojë Tirana?

Ndeshja e parë të dyja skuadrat patën mundësi të mbanin topin dhe të nisnin aksione pa presion. Në takimin e dytë do të ketë momente që mund të jesh në situata që ti nuk kërkon të presosh lart por kërkon të jesh në ekuilibër dhe në momente loje do të ketë situata të ndryshme.

Shanset e Tiranës?

Pas një ndeshje me dy takime që mund të zgjasi më shumë se 180 minuta, të dy skuadrat kanë shanse të njejta. Ne do të luajmë shanset tona duke qenë të vetëdijshëm që jemi në klubin më të titulluar në Shqipëri. Moto e jonë është të futemi në fushë si të barabartë me kundërshtarin. Fiton ai që shfrytëzon rastet më mirë.

Nesër një Tiranë që pret dhe kundërsulmon?

Nga Tirana e vjetshme, te ndeshja e parë javën e fundit ishin 6 lojtarë të rinj. Karakteristikat mund të ndryshojnë në momente loje. Mund të jemi pritës apo në ekuilibër. Duhet të kërkojmë të jemi të logjikshëm në nisjen e aksioneve dhe më pas tranzicioni është i rëndësishëm dhe shpresojmë që armën e fortë që kemi patur ta kemi edhe nesër (sot, e enjte data 20 korrik)./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!