Sulmuesi anësor i Barcelonës, Raphinha, fluturoi me ekipin në SHBA, por ofertat për të vazhdojnë të vijnë. Pas interesimit nga Arabia Saudite, siç raportohet nga gazetari i “Mundo Deportivo”, Achraf Ben Ayad, tani Manchester City shfaqet si një kërkues i ri për anësorin brazilian.
Sipas “Footmercato”, kampionët e Europës synojnë Raphinha për të zëvendësuar Riyad Mahrez në rast se ai përfondonte largimin nga klubi i “qytetarëve”. Sipas informacioneve, Barça është e hapur të dëgjojë ofertat për të.
Raphinha është pyetur në disa raste për të ardhmen e tij dhe është përgjigjur duke theksuar se dëshiron të vazhdojë të luajë për Barcelonën, por interesimi i Manchester City mund ta bëjë brazilianin të tundohet./h.ll/abcnews.al