Tre vëllezër të moshës 5, 6 dhe 10 vjeç janë mbytur pasi kanë shkuar për të notuar për t’i shpëtuar temperaturave të larta. Trupi i 10 vjeçarit u zbulua nga babai i tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë, ku u konstatua i vdekur.
Më pas u gjetën trupat e pajetë të dy djemve më të vegjël. Nëna e tyre e shkatërruar, emri i të cilës gjithashtu nuk është bërë publike, vajtoi teksa qëndronte pranë tre arkivoleve të tyre.
Mediat vendase thanë se familja janë shtetas të huaj, por nuk specifikuan se nga ishin.
/abcnews.al