Basha takon banorët e prekur nga tërmeti në Durrës

schedule22:15 - 23 Shtator, 2019

schedule 22:15 - 23 Shtator, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në qytetin e Durrësit, ku u takua me banorët e shtëpive të prekura nga tërmeti. Qyteti bregdetar ishte edhe epiqendra e tërmetit që goditi Shqipërinë mesditën e të shtunës.

Në takimin e zhvilluar me kreun e opozitës, qytetarët kanë treguar dëmet që kanë pësuar banesat e tyre nga tërmeti.

Gjatë fundjavës, opozita nuk ka komentuar reagimin e qeverisë për tërmetin, por i ka bërë thirrje banorëve të ruajnë qetësinë përballë situatës së krijuar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!