Përmbytjet e mëdha që goditën Indinë arritën në muret e Taj Mahalit gjë që është e rrallë dhe ekspertët paralajmërojnë se mund të bëhet një dukuri e rregullt pasi kriza klimatike po sjell kushte më ekstreme të motit. Uji nga lumi Yamuna arriti në muret e monumentit dhe atraksionit kryesor turistik të Indisë të martën.
Kopshti prapa Taj Mahal është gjithashtu nën ujë, por Shërbimi Arkeologjik i Indisë, i cili është përgjegjës për monumentin, tha se Taj Mahal nuk kërcënohet nga përmbytjet aktuale. Ekspertët thonë se është e rrallë që ujërat e përmbytjeve të arrijnë në muret e jashtme të ndërtesës, i cili u ndërtua në shekullin e 17-të.
Taj Mahal vizitohet nga miliona turistë çdo vit. Përmbytjet janë një dukuri e rregullt në këtë pjesë të Indisë gjatë sezonit të musoneve nga qershori deri në shtator, por ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po rrit shpeshtësinë dhe ashpërsinë e tyre. Dhjetra njerëz vdiqën nga përmbytjet e mëdha dhe mijëra u evakuuan./abcnews.al