Ëndrra e madhe, Premier League dhe personi që e frymëzon: rrëfehet Xavi

schedule19:37 - 23 Shtator, 2019

schedule 19:37 - 23 Shtator, 2019

Xavi Hernandez është gati për t’u rikthyer në Evropë si trajner. Ish-mesfushori i madh i Barcelonës, i cili fitoi 25 trofe në karrierën e tij, ëndërron të ulet në stolin e ekipit të zemrës.

Nëse diçka e tillë nuk ndodh, Xavi do të ishte i lumtur të trajnonte në Premier League. 39-vjeçari, i cili drejton aktualisht Al Sadd të Katarit, i ka shkelur syrin kampionatin anglez në prononcimin e dhënë për “Goal.com”.

Nuk e kam fshehur qëllimin tim për t’u rikthyer në Evropë dhe te Barcelona. Kjo është sfida ime e madhe. Akoma po mësoj nga profesioni i ri dhe po zbavitem. Do të ishte një privilegj i madh të stërvitja Barcelonën.

Premier League? Mendoj se do të ishte e jashtëzakonshme të drejtoja atje. Atmosfera, stadiumet dhe njerëzit atje janë diçka fantastike. Nëse do të ishte në dorën time, do të zgjidhja një ekip mes Manchester United, Chelsea, Arsenal ose Tottenham.

E ndjek shumë kampionatin anglez dhe pika ime e referimit është Pep Guardiola. E adhuroj futbollin e tij dhe lojën e Manchester Cityt. Kam mësuar shumë nga Pepi. Ai është i shkëlqyer, kërkues, pasionant dhe obsesiv. Ai arrin t’i transmetojë shumë një futbollisti dhe ekipit që drejton”, përfundon ish-mjeshtri i mesfushës katalanase. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!