Avionmbajtësja më e shtrenjtë në historinë e Britanisë së Madhe, ndërtimi i së cilës ka kushtuar rreth 3.4 miliardë euro, ka pësuar një defekt, që sipas mediave në vend do të kushtojë miliona euro.
Një problem në motor ka detyruar avionmbajtësen britanike “Mbretëresha Elizabetë” që të bëjë një ndalesë të detyruar në Porstmouth për tu riparuar. Avionmbajtësja është më e kushtueshmja që është ndërtuar ndonjëherë në historinë e vendit. Zëdhënësi i marinës mbretërore britanike deklaroi se pavarësisht dëmtimit të rëndë, stërvitjet e parashikuara në program nuk do të anulohen. Por mediat britanike i kanë dhënë një hapësirë shumë të gjerë lajmit duke shtuar se avionmbajtësja prej 280 metrash gjatësi, ka kushtuar më shumë se 3.4 miliardë euro dhe riparimi i saj do të kushtojë disa milionë euro pasi për shkak të dëmtimit në avionmbajtëse po futen 200 litra ujë në orë. Por riparimi i saj nuk do të bëhet me taksat e britanikëve por me shpenzimet e ndërtuesve të saj. Një ish-zyrtar i marinës mbretërore britanike u shpreh se dëmtime të tilla nuk janë të jashtëzakonshme./abcnews.al
Riparimi i dëmtimit të avionmbajtëses në Britaninë e Madhe
schedule16:28 - 20 Dhjetor, 2017
schedule 16:28 - 20 Dhjetor, 2017