Një nga më të mirët në botë në sportin e tenisit, Novak Djokovic, detyrohet të paguajë çmimin pas asaj që bëri ditën e djelë në finalen e Ëimbledon teksa u mposht nga 20 vjeçari spanjoll, Carlos Alcaraz.
Tenisti serb, pasi humbi lojën e tretë në setin e pestë, shfryn nervat te raketa e tij duke e përplasur fortë pas shtyllës së rrjetës e duke e bërë copash. Për këtë veprim, ai u gjobit me tetë mijë dollarë, gjoba më e madhe individuale e vendosur në vitin 2023.
Kjo shumë e gjobës është tepër modeste për Djokovic, pasi vetëm si vendi i dytë në turne ai fitoi 1.4 milionë dollarë dhe sipas “New York Post”, pasuria neto e serbit vlerësohet në 240 milionë dollarë./h.ll/abcnews.al
BREAKING: Novak Djokovic has been fined $8,000 (£6,118) after smashing his racket during the Wimbledon men’s singles final ⤵ pic.twitter.com/u5Kl7tcZ9e
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 17, 2023
Novak Djokovic’s racket smash from two angles #Wimbeldon #WimbledonFinal pic.twitter.com/M5KMYrD2EP
— Chris Hammer (@ChrisHammer180) July 16, 2023