Tre automjete u përfshinë nga flakët në orët e para të së martës në Vlorë. Ngjarja ka qenë e qëllimshme ndërkohë që dyshohet se zjarri i është vënë njërës prej makinave por janë përfshirë edhe dy të tjera. Një nga familjarët e pronarit të njërës prej makinave thotë se nuk dyshojnë tek asnjë person.
“Është e djalit. Nuk kemi pasur asnjë konflikt. Djali po merret në pyetje nga policia. Nuk dyshojmë tek asnjë sepse nuk kemi konflikte.”, tha gruaja për gazetarin e ABC News, Elton Nika. Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në mjet dhe më pas është larguar./abcnews.al