Shuhet ish-futbollisti i Luftëtarit, Gjirokastra në zi

schedule17:16 - 23 Shtator, 2019

schedule 17:16 - 23 Shtator, 2019

Një lajm i keq ka tronditur sot opinionin sportiv të qytetit të Gjirokastrës dhe jo vetëm. Bashkim Gaxhaj njihej nga të gjithë. Ai ka luajtur për bluzinjtë për 13 vite (2000-2013), ndërsa është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare.

Ish-futbollisti luftonte prej kohësh me sëmundjen e keqe, një sfidë të cilën nuk arriti ta fitojë për fat të keq. “Shqiponjat Bluzi”, tifogrupi i organizuar që mbështet Luftëtarin, kanë reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shprehin ngushëllimet e tyre për familjarët.

Për largimin e parakohshëm të Gaxhajt kishte shkruar më parë edhe Arlind Nora, ish-kapiten i Luftëtarit. “Kështu do të kujtoj gjithmonë, të qeshur. I paharruar kujtimi yt, të qoftë dheu i lehtë”, shkruante ish-goleadori i njohur për mikun e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!