Pasditen e sotme një 11-vjeçar në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë, i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.07.2023, rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al