Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha këtë të hënë se marrëveshja e grurit ka përfunduar. Ai theksoi se sapo të përmbushen pikat që kanë të bëjnë me Rusinë, Moska do t’i kthehet menjëherë zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
“Fatkeqësisht, pjesa që ka të bëjë me Rusinë, këto marrëveshje të Detit të Zi nuk janë zbatuar deri më tani. Prandaj , efekti i tij ndërpritet”, shpjegoi zëdhënësi. Rusia ka njoftuar zyrtarisht Turqinë, Ukrainën dhe OKB-në për kundërshtimin e saj ndaj zgjatjes së marrëveshjes së grurit.
Vladimir Putin tha javën e kaluar tha se detyrimet për heqjen e pengesave për eksportin e ushqimit dhe plehrave ruse nuk janë përmbushur. Ai theksoi se qëllimi kryesor i marrëveshjes së grurit mbeti i paplotësuar, furnizimi për vendet në nevojë./abcnews.al