Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takime për samitin e Berlinit/ Rama priti në Tiranë kryeministrat e Ballkanit. Kurti refuzoi ftesën e Shqipërisë

schedule16:03 - 17 Korrik, 2023

schedule 16:03 - 17 Korrik, 2023

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka pritur në një takim informal liderët e Ballkanit Perëndimor.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC News se dreka formale u zhvillohet në kuadër të  përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që të mbahet në Tetor në Tiranë.

Pjesë e këtij takimi i cili zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta, ishin kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, shefi i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç dhe kryeministrija e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Ftesë ka marrë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por ka refuzuar.

ABC News raportoi një ditë më parë se Kurti ka zgjedhur të shkojë në një simpozium ndërkombëtar që po mbahet në Greqi, ku Shqipëria prezantohet nga një grup të organizatave joqeveritare. Në takimin informal ishte konfirmuar ardhja e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi. Por ky takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk do të jetë i mundur për shkak të protokollit. Bislimit i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se doja e takimit do t’i dërgohet me postë qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit.

Ndërkohë mungesa e Kurtit nga shumë analistë është cilësuar si një humbje për Kosovën pasi do të ishte zëri dhe pozicioni i saj në këtë Samit dhe si një mundësi e humbur për të rregulluar marrëdhëniet me kryeministrin Rama./abcnewes.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!