Biznesmeni shqiptar Kadri Morina u nderua me çmimin “Sokrates” nga Drejtori i Përgjithshëm i Europe Business Assembly, Profesori John Netting. Morina ishte i pranishëm në Samitin e Liderëve Botërorë të Biznesit në Oksford.
Në Samitin e Liderëve Botërorë të Biznesit që po mbahet në Oksford Shqipëria përfaqesohet nga Presidenti i Eurosig dhe Insig Kadri Morinaj.
Binzensmeni shqiptar prezantoi përpara sipërmarresve dhe përfaqësuesve të botës akademike nga 55 vende të botës potencialet për investime në vendin tonë.
“Shqipëria ka hyrë në rrugën e zhvillimit dhe partneritetit evopian. Tashmë, ajo është një vend në prag të çeljes së negociatave për t’u bërë pjesë e BE, ndërkohë që është edhe një vend i admirueshëm turistik dhe nga viti në vit ka njohur rritje e zhvillim.
Vitet e fundit, qeveria shqiptare ka bërë disa reforma të rëndësishme për investimet e huaja në Shqipëri, të cilat janë të garantuara në legjistalcionin shqiptar, pse jo dhe në krijimin e kushteve përsa iu përket taksave e sigurisë. Ndaj, ju ftoj të gjithëve, “Welcome in Albania”, të investoni në Shqipëri, si fillim ndoshta në turizëm e më pas, pse jo edhe në investime strategjike.”
Samitit të Liderëve Botërorë të Biznesit këtë vit ka në fokus tendencat inovative në biznes arsim, menaxhimin dhe rolet e përgjegjësitë e liderëve të biznesit në botën moderne.
Biznesnemeni i njohur shqiptar në fushën e sigurimeve u nderua me Çmimin “Sokrates” nga Drejtori i Përgjithshëm i Europe Business Assembly, Profesori John Netting.
“Ndihem i privilegjuar që jam këtu, pranë shumë biznesmenëve të suksesshëm. Ne e filluam aktivitetin tonë në një fushë të re, pasi ambicia jonë ishte edhe për industrinë e sigurimeve. EUROSIG është një kompani me kapital tërësisht shqiptar dhe shumë shpejt, kjo kompani, zuri një vend të rëndësishëm në tregun shqiptar të sigurimeve. Sot ofron paketa të plota të shërbimeve dhe aktiviteteve, duke u renditur ndër kompanitë më prestigjioze.
Kompania me trendin më të lartë të rritjes në Shqipëri nuk mund të qëndronte vetëm brenda kufijve administrativë të Shqipërisë, por duhej të zgjerohej edhe më tej në rajon, ku ka edhe shqiptarë, por edhe të tjerë. Gjatë vitit 2015, EUROSIG zgjeroi investimet e saj në Kosovë, duke zënë vendin e parë në tregun e sigurimeve. Ndërkohë, për të katërtin vit radhazi, EUROSIG është klasifikuar si kompania me trendin më të lartë të rritjes në tregun e sigurimeve dhe me normat më të larta të pagesave të dëmeve. Gjithashtu, EUROSIG është vlerësuar me çmimin “Zgjedhja më e Mirë në Shqipëri” në tregun e sigurimeve nga Superbrands me qendër në Londër”.
Aktualisht EUROSIG ka mbi 3000 punonjës në të gjithë rajonin. Majin e 2016 investoi 16 milionë euro ne blerjen e kompanise se pare te sigurimeve ne Shqipëri, INSIG. Sfida e ardhshme tregoi Presidenti Morina është zgjerimi në tregun Europian të sigurimeve./abcnews.al