Real Madrid ka marrë një fitore të madhe në transfertë përballë Sevilla 0-1, me Karim Benzema që shënoi në minutën e 64-ët. Sulmuesi francez ishte ai që bëri diferencën në një sfidë shumë të luftuar nga të dyja skuadrat.
Sevilla e nisi mirë takimin dhe me mbështetjen e tifozerisë vendase, rrezikoi disa herë portën e Courtois. Megjithatë, Reali u mbrojt mirë dhe pjesa e parë u mbyll e barabartë 0-0. Në pjesën e dytë, Zidane lejoi ekipin të shtyjë më përpara dhe goli erdhi.
Bale dhe Carvajal kombinojnë mirë nga krahu i djathtë dhe krosimi i këtij të fundit, gjen kokën e Benzema, i cili nuk e ka të vështirë të shënoj. Kjo rrjetë e francezit vendosi dhe rezultatin final të sfidës./abcnews.al
La Liga
Sevilla – Real Madrid 0-1
Benzema 64′