Pushtim nga Bjellorusia? Zelensky qetëson ukrainasit: Nuk ka asnjë kërcënim!

schedule14:55 - 14 Korrik, 2023

schedule 14:55 - 14 Korrik, 2023

Nuk ka “asnjë kërcënim” pushtimi nga Bjellorusia, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një takim të premten me udhëheqësit ushtarakë.

Deklarata e tij vjen pasi ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë këtë javë tha se priste mbërritjen e njësive të ardhshme ushtarake ruse, si dhe luftëtarët nga grupi mercenar Ëagner, të cilët do të marrin pjesë në stërvitje të përbashkët me forcat bjelloruse.

Udhëheqësi i vendit Alexander Lukashenko, një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, në fund të muajit të kaluar pretendoi se luante një rol kyç në ndalimin e rebelimit të Ëagner drejt Moskës dhe gjithashtu tha se armët taktike bërthamore  që Rusia planifikon të vendosë në Bjellorusi, kishin mbërritur.

Në një postim në Telegram të premten, Zelensky tha gjithashtu se mbrojtja e termocentraleve bërthamore dhe kufiri verior i Ukrainës u diskutua në takimin e stafit.

Ukraina po mbyll dhe forcon vazhdimisht kufirin e saj verior me Bjellorusinë dhe Rusinë, duke inkurajuar gjithashtu civilët në disa rajone që ende jetojnë afër kufirit të largohen për në vende më të sigurta.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu situatën në vijën e parë, ndihmën e re të mbrojtjes pas samitit të kësaj jave të NATO-s, ofensivën aktuale dhe përmirësimin e logjistikës së furnizimit të ushtrisë ukrainase.

Kyiv ishte një objektiv i tre sulmeve ajrore të njëpasnjëshme gjatë natës brenda një jave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!