Apeli ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për Alfred Belerin.
Kandidati fitues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 Majit, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pasi u kap bërë pazare për shit blerje votash.
Beleri kërkoi ndryshim të masës së sigruisë së dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, për shkak se problemeve shëndetësore.
Kjo nuk është hera e parë që Beleri kërkon ndryshim të masën së sigurisë. Ai momentalisht ndodhet në spitalin e Burgut, pasi pak ditë pas arrestimit shfaqi probleme me zemrën.
Kujtojmë që Beleri nuk u lejua të bënte betimin e tij si kryebashkiaku i ri i zgjedhur i Himarës, ndërsa bashkia vazhdon të drejtohet nga ish-kryebashkiaku dhe kandidati i PS në zgjedhjet e fundit, Jorgo Goro.
“R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Tiranë, më datë 14.07.2023
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 114 akti, datë 05.07.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”- thuhet në komunikatë./abcnews.al